“Spitale të mbipopulluara dhe dyqane bosh”/ Raportimi që shkaktoi burgim me 4 vite

0

Ish-avokatja Zhang Zhan, ka raportuar për gjendjen e qytetit në Wuhanit gjatë periudhës së pandemisë, çka i ka shkaktuar 4 vite burg.
Zhang udhëtoi për mijëra kilometra, nga Shanghai në Wuhan, në fillim të shkurtit, për të raportuar për pandeminë dhe përpjekjet për ta vënë atë nën kontroll, pikërisht kur autoritetet filluan të vendosnin nën kontroll mediat shtetërore dhe private në Kinë.
Për më shumë se tre muaj, ajo dokumentoi jetën nën izolim në Wuhan dhe realitetin e vështirë për banorët e tij, që nga spitalet e mbipopulluara e deri te dyqanet e zbrazura. Ajo postonte vëzhgimet e saj, fotot dhe videot në Wechat, Twitter dhe YouTube.
Postimet e saj u ndalën në mes të majit dhe më pas ajo bëri të ditur se ishte arrestuar nga policia dhe kthyer në Shanghai. Sipas Amnesty International, në një moment gjatë mbajtjes së saj në burg, Zhang kishte hyrë në grevë urie, por ajo ishte ushqyer me forcë dhe grupi foli për tortura gjithashtu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu