Strakosha ndëshkon Lazion në Europa League, fitojnë Leverkusen e West Ham

0

Ndeshjet e para të grupeve në Europa League ishin spektakolare. Jo vetëm me lojë të bukur e gola por edhe me episode siç ishte ai i Thomas Strakoshës.

Portieri shqiptar bëri një gabim, edhe i pafat teksa shtyu topin në rrjetë duke i dhënë fitoren 1-0 Galatasarayt në sfidën e parë të Grupit E.

Në ndeshjen tjetër të këtij Grupi, Lokomotiv Moscow barazoi në fund 1-1 ndaj Marseille.

Në Grupin G, Bayer Leverkusen e nisi me fitore Europa League teksa përmbysi Ferencvarosin e Myrto Uzunit 2-1 me sulmuesin shqiptar i cili e nisi nga stoli ndeshjen e u aktivizua në pjesën e dytë. Betis ndërkohë fitoi me goleadë 4-3 ndaj Celtic.

 

Në Grupin H, West Ham mori një fitore bindëse 2-0 në transfertën me Dinamo Zagreb ndërsa Genk po në këtë grup, mundi 1-0 Rapidin e Vjenës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu