Strasburgu gjobiti Shqipërinë me 12 mijë euro për të burgosurin që nuk iu dha ndihma e nevojshme mjekësore e që gjeti vdekjen

0

Prokuroria ka nisur hetimet për vdekjen e një të burgosuri gati 10 vite më parë, për trajtimin e të cilit gjykata e Strasburgut e gjobiti Shqipërinë me 12 mijë euro.

Të ndjerit Shpëtim Karadakliu, që vuante nga elefantoza nuk ju ofrua ndihmë mjekësore në qeli, dhe mbas vdekjes së tij për të zbuluar të vërtetën i vëllai ju drejtua Gjykatës Europiane e cila mes të tjerash ngarkoi vendin tonë me hetime te mëtejshme.

E njohur si çështja Prizreni kundër Shqipërisë , në atë kohë Strasburgu konfirmoi se për të mbajtur në jetë Shpëtim Karadakliun, autoritetet nuk kishin vepruar mjaftueshëm dhe se ndonëse i burgosuri kishte qenë i sëmurë, nuk kishte gjurmë medikamentesh në trupin e tij.

Burimet e TCH bëjnë me dije se Prokuroria e Tiranës, ditët e fundit i ka kërkuar avokaturës së shtetit, dosjen e plotë të të burgosurit që vdiq gjatë vitit 2011 në një burg. Avokatura i ka dorëzuar akuzës edhe vendimin e përkthyer në shqip, te gjykatës evropiane

Veprimet hetimore duhet të vënë pikat mbi ‘i’, sipas detyrave të lëna nga Strasburgu, të tilla si përse duart e të burgosurit ishin me shenja prangash dhe përse kartela ishte plotësuar, ndërsa rezulton që atij nuk i është ofruar asnjë ndihmë mjekësore.

Rasti i të dënuarit, i bërë publik nga Top Channel dhe i përfaqësuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit u hapi rrugë edhe të dënuarve të tjerë të sëmurë t’i drejtohen Strasburgut.

Denoncimi për mos dhënien e ndihmës ndaj të burgosurit u denoncua nga i vëllai i tij që pasi u paraqit për të marrë trupine tij, konstatoi shenjat e prangave. / Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu