Stuhi shkatërrimtare në ishullin grek, qindra persona evakuohen me urgjencë

0

Vetëm disa javë pasi zjarre shkatërrimtare goditën ishullin grek të Evias, zona përballet me një stuhi të fuqishme dhe përmbytje masive.

Mediet e huaja thonë se erërat e fuqishme kanë shkulur çatitë e shtëpive, ndërsa uji ka hyrë në shumë banesa. Stuhia e mbiquajtur “Athina” nga metereologët grekë, i ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme edhe infrastrukturës rrugore pranë fshatrave bregdetarë të Agia Anna dhe Psaropouli, tha një zyrtar lokal për ERT.

“Dhjetëra shtëpi janë përmbytur; përrenjtë dolën nga shtrati edhe pse shiu zgjati vetëm disa orë. Kjo është shenjë se ky dimër ka për të qenë shumë i ashpër”, u shpreh guvernatori George Kelaiditis.

Sipas tij, fatmirësisht nuk ka raporte për njerëz të bllokuar nëpër banesa apo makina.

Zjarret pyjore të muajit korrik shkatërruan pjesë të tëra të ishullit të Evias dhe atij të Rodosit, bashkë me disa zona në veri e në juglindje të Athinës dhe gadishullit të Peloponezit.

Për të shpëtuar prej tyre, qindra persona u evakuuan atëherë me urgjencë, ndërsa tre vetë humbën jetën dhe disa u lënduan rëndë. Dy ditë më parë, media gjermane Focus.de paralajmëroi për rrezikun e reshjeve ekstreme në Greqi dhe në jugun e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu