Stuhia e dëborës shkakton “tmerr” në SHBA, makinat bllokohen në autostradë për 24 orë

0

Stuhia e madhe e dëborës është bërë shkak që dhjetëra makina të qëndronin të bllokuara në një autostradë në Virxhina për të paktën 24 orë.

Mediat e huaja raportojnë se të rritur dhe fëmijë përjetuan makthin e trafikut për një kohë të gjatë, madje disa prej tyre nuk kishin ushqim dhe ujë.

Autostrada I-95 u mbyll në dyja anët në një gjatësi prej 86 kilometrash.

Bllokimi i trafikut filloi dje pasi më shumë se 30 cm borë ra në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara juglindore dhe bregdetit të Atlantikut, duke shkaktuar aksidente rrugore. Rreth 20 makina u braktisën në autostradën I-95 në Virxhinia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu