Sulm me armë zjarri pranë një shkolle fillore në Gjermani, plagosen rëndë 2 persona

0

GJERMANI- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar para pak minutash në Gjermani. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle fillore në qytetin veriperëndimor të Bramsche, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Lajmin e ka konfirmuar për mediat një zëdhënës i policisë vendase.

Sulmi me armë zjarri që ka tronditur banorët e zonës ndodhën konkretisht pranë shkollës fillore Martinusschule, por nuk kishin lidhje me shkollën. Dëshmitarët që panë incidentin informuan policinë rreth orës 7:30 të mëngjesit (0630 GMT). Pak minuta pas ngjarjes policia ka vënë në pranga autorin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu