Sulme midis Izrael-Palestinë, Ministria e Jashtme Shqiptare: Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në…

0

Në një postim në rrjetin social Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme shkruan se sulmet dhe konfliktet mes Izraelit dhe Palestinës duhet që të mbarojnë pasi po sjelln një dëm të madh te qytetarët e dy vendeve. Në reagim shkruhet se përshkallëzimi i mëtejshëm i sulmeve të shmanget dhe qetësia duhet të rikthehet në vend.

“Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe brenda dhe përreth Gazas. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë. Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget,” shkruhet në postim.

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës, është shkaktuar për shkak të territorit të Rripit të Gazës. Rripi i Gazës qeveriset nga Palestina, ndërkohë që Izraeli pretendon se është zonë e tij. Mbrëmjen e kaluar rreth 250 raketa u lëshuar drejt Jeruzalemit, ku mbi 20 persona humbën jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu