Sulmi kibernetik nga Irani/ Apeli heq masën e sigurisë nga punonjësve të IT-së, vendos detyrim paraqitje

0

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të heqë masën e sigurisë për pesë punonjësit e IT-së nga Ministria e Brendshme dhe Departamenti i Administratës Publike pas sulmit kibernetik që përjetoi vendi ynë.

Mësohet se shtetasit me iniciale A. S., Z. I. L., Znj. R. Ll., Z. A. S., të cilët akuzohet për shpërdorim detyre janë lënë nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Kujtojmë se vendi ynë është përballur me një sërë sulmesh kibernetike nga Irani, prej 15 korrikut ku portali e-albania doli jashtë funksionit. Pas sulmeve Shqipëria vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

Njoftimi i plotë:

Referuar raportimeve te mëparshme ne media, lidhur me procedimin penal për sulmin kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen e menaxhohen nga AKSHI, mbi kërkesat e prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar ndaj personave nën hetim Znj. A. S., Z. I. L., Znj. R. Ll., Z. A. S. masën e sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si të dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”

Mbi ankimet e personave nën hetim të sipërcituar, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga gjyqtari Z. Genti Shala, me vendimet respektive të datës 22.12.2022, vendosi të shfuqizojë vendimet e marra nga gjykata e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu