Sulmi në Iran/ Gjykata dënon me vdekje dy burra, vranë 15 persona

0

IRAN- Një gjykatë iraniane ka dënuar me vdekje dy burra për një sulm në një mauzoleum shiit në Iran që shkaktoi vdekjen e 15 personave. Prokurori i provincës Fars, Kazem Mousavi tha se të dënuarit mund të apelojnë dënimin.

E kapur nga kamerat e sigurisë dhe e transmetuar në televizionin shtetëror, kamerat tregojnë se personi i armatosur hyri në ndërtesë me një armë të fshehur në një çantë dhe duke hapur zjarr ndaj adhuruesve që përpiqeshin të arratiseshin dhe të fshiheshin në korridore.

Personi i armatosur, i cili u identifikua si shtetas nga Taxhikistani, i cili gjithashtu u plagos.

Dy burrat e dënuar me vdekje thanë gjatë gjyqit të tyre se ishin në kontakt me Shtetin Islamik në Afganistanin fqinj. Shteti Islamik, dikur një kërcënim për sigurinë në Lindjen e Mesme, ka marrë gjithashtu përgjegjësinë për sulmet e mëparshme në Iran.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu