Sulmi në “Prestige Resort” vijon me intensitet të lartë, banorët të shqetësuar për shpërthimin me eksploziv

0

Sot është dita e tretë e sulmit të paligjshëm në “Prestige Resort”.

Gazetari Osman Stafa, ka raportuar për News24 dhe BalkanWeb se banorët e zonës janë shfaqur të shqetësuar në lidhje me shpërthimin e resortit me eksploziv dhe se forcat xheniere dhe të IKMT-së kanë punuar përtej orarit zyrtar.

“Vullneti i forcave xheniere dhe të IKMT-së po vazhdojnë të punojnë dhe përtej orarit zyrtar. Është përdorur dhe faroma e IKMT-së dhe duket se ka plan që të hidhet në tokë ndërtesa para se të dalë vendimi nga gjykata. Edhe pse është kërkuar pezullimi i shembjes derisa të jepet vendimi. Gjykata ka deklaruar se nuk ka një subjekt për shkak se aksioni ka nisur ditën e enjte, intensiteti është më i lartë, pasi në verë u shembën pishinat ndërsa sot për hotelin. Në këtë ndërtesë punonjësit e xhenios kanë hasur vështirësi për të futur tritol në kolonat anësor, ndaj kanë kërkuar ndihmën e fadromës. Vinin njerëz të shqetësuar dhe më thonin se kur do jetë shpërthimi. As ne nuk kemi informacion. Shpreheshin të shqetësuar dhe forcat e IKMT-së dhe ato xheniere janë shprehur se do përdoret eksploziv. Është kërkuar që të përdoret një masë më e madhe, këto janë fjalët që kam dëgjuar nga banorët e zonës. Deklaratat që kanë marrë nga forcat e IKMT-së dhe xhenion, banorët shfaqen të shqetësuar”, ka raportuar Stafa. /BW

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu