Sulmi në xhami /Flet babai i autorit : Djali falej në xhami,kaloi në depresion

0

Babai i autorit i cili sulmoi me armë xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë në rrugën e Kavajës ka bërë një deklaratë ku ka thënë se djali i tij ishte lidhur me një hoxhë dhe falej në xhami.

Gjithashtu babai ka thënë se djali i tij kaloi në depresion në Maqedoni

“Unë në këtë kohë të demokracisë kam vuajtur shumë ekonomikisht. Unë jam vetë katolik. Me u kthy një kaorr dhe me u bo mysliman. Nuk ia di emrin me thënë të drejtën hoxhës. Filloi çuni tu fal me myslimanin. I thashë o bir robt krejt katolikë kanë qenë dhe janë bërë mysliman. Unë e doja shumë. Ai u mor me xhamitë. Vazhdoi shkollën për frengjisht. Boni nja dy vjet. Nuk i mbaroi të gjitha, dhe u mor me picat. Filloi zanatin e picave në Tiranë. Hapi një biznes në Peshkopi. Atje takoi lloj lloj robi. Takoi mjekrosha edhe nga Maqedonia. Ky iku dhe në Maqedoni. Aty nuk e di ça i futën. Që kur iku në Maqedoni. Kaloi në depresion. Kaloi që para vitit të ri. I preva dokumentat me shku në Itali, me kthimin që i bënë, me këtë kohë ai kaloi në depresion komplet. Kaloi dhe Covid. Shkova e takova. Mfalet 7 vakte, 8 vakte. I tahshë çuni është bo mysliman dhe i thashë kam qef me e mor unë në shpi. Çuni më tha jam shumë në rregull nuk shkoj më në spital. I thashë pi ilaçet, më tha do ti pi. Shkoj unë shof se nuk i kishte pi. Shkoj me rregullu muhabet me çunin që ishte ngatërru në terminal. Ishte familje e mrekullueshme. Prokurori më tha do ta jap më vonë. Më tha ku e ke çunin. Unë e rrëejta prokurorin, u tregova burrë i pabesë. I kërkoj shumë falje prokurorit. Unë kërkoj, çuni im e bëri këtë në vend të shenjtë. Ai nuk është mirë me shëndetin. Ai nuk kishte asnjë lloj arsyeje mor byrazer. Kur e mora vesh në lajm, nuk di çtë them. Kam 4 çuna dhe dy goca. Ai është më i miri nga të gjithë. Nga koha që është kthy nga aeroporti i Rinasit ai është në stres. Nga viti i ri deri tani u bë 5 herë që shko në spital. E kam fëmijë dhe nuk kam ku ta çoj”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu