Sulmi rus në Poloni, Stoltenberg: NATO po monitoron situatën, faktet duhen vërtetuar

0

Pas raportimeve se raketat ruse kanë goditur një lokacion brenda Polonisë, duke shktuar vdekjen e dy njerëzve, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg ka thënë se ka diskutuar me Presidentin e Polonisë, Andrzej Sebastian Duda lidhur me shpërthimet në një fshat kufitar me Poloninë.

Sekretari i NATO-së ka thënë se po monitorohet situata. Ai ka thënë se duhet të vërtetohen të gjitha faktet.

“Fola me presidentin e Polonisë, Duda, për shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetës. NATO po e monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, ka shkruar Stoltenberg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu