Tani shoqet nuk të ngacmojnë vëllanë. Demi Lovato në një lidhje me motrën e Miley Cyrus

0

Kohët kanë ndryshuar shumë. Nëse më parë vajzat ngacmonin vëllanë e shoqes së ngushtë, apo djemtë ngacmonin motrën e shokut të ngushtë, më lërni tju them se kjo nuk preferohet më.

Një lajm ka tronditur mediat rozë në SHBA, bëhet fjalë për këngëtaren dhe aktoren Demi Lovato, e cila dyshohet se është në një lidhje me motrën e shoqes së saj të fëmijërisë. Mediat shkruajnë se Lovato me shumë mundësi është në një lidhje dashurie me Noah Cyrus, motrën e Miley Cyrus.

Sipas mediave, thashethemet nisën pasi të dyja këngëtaret, bashkëpunuan për “Easy”, një këngë në albumin e ri të Lovato-s “Dancing Ëith The Devil…The Art of Starting Over”.

Burimet për mediat rozë kanë treguar se këngëtaret Cyrus dhe Lovato kanë kaluar kohë së bashku që nga regjistrimi i këngës, duke nënkuptuar se ata kanë nisur një lidhje romantike. “Ata janë kanë qëndruar shumë të afërta dhe kanë dalë bashkë”, tregon burimi.

Nga ana tjetër, një person i afërt pranë Lovatos i cilësoi këto spekulime të çuditshme dhe se nuk bëhet fjalë për një romancë mes tyre. “Ata kanë darkuar bashkë, por nuk janë në lidhje. U bënë bashkë për këtë këngë.”, tha burimi.

Kujtojmë deklaratën e Lovatos pak ditë më parë, ku tha se u nda nga i fejuari pas një rrugëtimi 2 mujor, pasi kuptoi që kishte preference edhe për vajza, duke u bërë konfuze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu