Një 66-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka aksidentuar një qytetetar me automjetin e tij tip ‘Benz’.
Mësohet se shtetasi me iniciale A. D., ecte në mënyrë të parregullt në rrugë pasi ishte në gjendje të dehur, duke përplasur kështu një 58-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë.
I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa është arrestuar 66-vjeçari për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 66 vjeç, banues në Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, dje, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin R. Z., 58 vjeç, banues në Libonik, Maliq, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Nga kryerja e testit të alkoolit, shtetasi A. D. rezultoi në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.