Tarifa për audit ligjor,BB kërkon rritje të çmimit,Adriana Berberi e ndarë në ‘dysh’

0

Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës ka marrë një vendim lidhur me tarifat e vendosura për tarifa për ofrimin e shërbimit të auditimit ligjor. Në mbledhjen e datës 24 dhjetor të vitit që lamë pas, tre anëtarët Leida Matja; Rezana Konomi dhe Adriana Berberi vendosën që tarifat të lihen të lira për t’u negociuar midis ofruesit të shërbimit dhe mes klientëve, duke rrëzuar “tavanin” prej 3.000 lekësh të reja.

“Detyrimin e Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar që të mos vendosë tarifa për ofrimin e shërbimit të auditimit ligjor duke mos imponuar praktika të njëjta në çmime , por duke i lënë ato të lira për t’u negociuar midis ofruesit të shërbimit dhe klientëve me qëllim sigurimin e një konkurrence të ndershme dhe efektive në ofrimin e këtij shërbimi,”-thuhet në përfundimin e mbledhjes.

Por njëra prej anëtarëve, Adriana Berberi është pjesë edhe e Bordit të Mbikëqyrjes Publike, ka firmosur dy vendime të kundërta në dy institucionet ku është pjesë. Bordi aprovon tarifat, ku kërkohet shtrenjtimi i kostove, ndërsa në institucionin tjetër, ku është anëtarë e Konkurrencës, kërkon që të jenë sa më të lira.

Ndërkohë që nga ana tjetër Banka Botërore kërkon rritjen e tarifës, si mundësi që vendi t’i përgjigjet kontrollit të pastrimit të parave. Por mesa duket Berberi, është e ndarë në dysh, për t’i shërbyer institucionet ku bën pjesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu