Të dashuruar në dëborë!

0

Dëborë dhe dashuri!

Si asnjëherë tjetër më parë dita e të dashuruarve ka veshur vellon e bardhë jo vetëm në dashurinë që partnerët shfaqin ndaj njëri-tjetrit, por edhe gjatë ditës prej reshjeve të dëborës.

Çdo 14 shkurt i gjente të dashuruarit me trëndafila e mimoza duke shëtitur rrugëve të bulevardit e qytetit plot diell, e ndërsa sot pas 9 vjetësh dëbora ndriçon e zbardhon sërish zemrat e njerëzve.

Gjatë kësaj dite nuk shikohej as mimoza apo çokollate, por njerëz të dashuruar duke shijuar dëborën dhe ditën e tyre. Kishte çifte që ngrohtësinë e kësaj dite e gjenin tek përqafimi i partnerit, të tjerë mbushenin plot lumturi në topat e dëborës që lëshonin ndaj personit të zemrës.

Një çift më tutje kujton kohët e fëmijërisë teksa përpiqen të ndërtojnë plakun e dëborës, e dy të tjerë arrijnë të fotografojnë kujtimet e tyre më të bukura nga këto ditë.

Dëbora zbardhi shpirtin e njerëzve sot, qofshin ato të dashuruar apo jo. I riktheu kujtimet më të bukura njerëzve që rininë e tyre e kanë kaluar në vitet 90′. Gëzoi fëmijët e i bëri të përjetojnë disa prej çasteve më të bukura gjatë rritjes së tyre.

Dje, sot ndoshta edhe nesër do të jenë ditët me të cilat kemi filluar më bukur vitin. Dëbora sot ka “luftuar” edhe me virusin që është përhapur gjithandej. Ka bërë që edhe të sëmurët të cilët nuk i gëzohen dot ambjentit jashtë të kënaqin sytë e shpirtin pas dritareve.

Rrallë e për mall ndodh, ama në ditën e të dashuruarve nuk kishte ndodhur asnjëherë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu