Të rinjtë lodhen nga leksioni i Ramës, kryeministri: Shoh disa që po ikin për qofte, shohin vajza rëndom të bukura…

0

Në një fjalim të ngjashëm me leksionet në auditoret e universiteteve, Edi Rama po u shpjegon të rinjve të FRESSH, se çfarë është politika.

Por fjalimi i gjatë i tij duket se ka sjellë dhe lodhjen te të rinjtë, që shihen duke dalë në grupe të vogla nga amfiteatri.

“Shoh disa që po shkojnë për qofte, por edhe kjo është pjesë e marrjes me politikë. Shkon te liqeni, sheh vajza rëndom të bukura, është ditë me diell, dëgjon njërin që flet si mund të shkosh përpara, se mbledhja mund të mos mbarojë, pasi oreksi mund të ketë filluar. Nuk dua ti dal para urisë që ka filluar fjalimin e vetë”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura te rinjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu