Të shtëna me armë brenda pologonit në Rusi, dy ushtarët vullnetarë vrasin 11 kolegë gjatë stërvitjes

0

Dy ushtarë vullnetarë hapën zjarr ndaj trupave të tjera në një poligon të qitjes ushtarake ruse pranë Ukrainës, duke vrarë 11 ushtarë dhe duke plagosur 15 të tjerë, tha ministria ruse e mbrojtjes.

Të shtënat thuhet se kanë ndodhur në rajonin Belgorod në Rusinë jugperëndimore, që kufizohet me Ukrainën.

Ministria e Mbrojtjes e Moskës tha se dy vullnetarët nga një ish-vend sovjetik i paidentifikuar hapën zjarr ndaj ushtarëve të tjerë gjatë stërvitjes, përpara se të vriteshin nga zjarri i kundërt.

Ministria e quajti incidentin një sulm terrorist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu