Të shtëna me armë pranë një hoteli

0

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku janë dëgjuar të shtëna me armë. Nga të shtënat nuk raportohet për të plagosur.Të shtënat kanë ndodhur në lagjen numër 13 në Durrës pranë një hoteli.

Policia njofton se rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës, pas një konflikti të çastit, shtetasi A.S dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Pranë hotelit janë gjetur pesë gëzhoja, ndërkohë që policia po bën verifikimin në zonë. Patrulla e policisë është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës, pas një konflikti të çastit, shtetasi
A.S dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Ndërkohë janë shoqëruar në Polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu