SHBA- Ish-presidenti Donald Trump është “i sigurt” pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij, ka thënë fushata e tij në një deklaratë.
“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, tha zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung në një deklaratë që nuk dha detaje shtesë, raporton CNN. Ish-presidenti ishte duke luajtur golf në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach.
New York Post raporton se dy persona kanë shkëmbyer zjarr jashtë fushës së golfit të Trump dhe se të shtënat me armë nuk kishin në shënjestër zotin Trump. Më 13 korrik të këtij viti, Trump mbeti i plagosur pas një atentati që iu bë gjatë një mitingu në Pensilvani.