Situata e tensionuar mes Luiz Ejllit dhe Armaldo Kllogjerit ka lënë dhe banorët e tjerë pa gjumë mbrëmjen e djeshme.
Mbrëmjen e djeshme Armaldo Kllogjeri është ndjerë gjatë gjithë natës në “presion” nga Luiz Ejlli.
Në një bisedë me Olta Gixharin, Maestro u shpreh se Luizi e ka intimiduar dhe tallet me dinjitetin e tij.
Armaldo tha se ai e ka toleruar për hir të lojës dhe spektaklit, por nuk mund ta lejojë ta shkeli me këmbë.
Ai u shpreh se Luizi i ka kaluar limitet. Kupa tashmë është mbushur. Madje Maestro tha se të shtunën ‘ose ai ose unë në këtë shtëpi’.
Pjesë nga debati:
Maestro: Nëse ky nxjerrë një fjalë ofenduese ndaj meje, o ky në shtëpi o unë. Nuk ka kthim mbrapa. Tallet me personalitetin tim, karrierën time që kam 20 vjet që e kam ngritur. Ja tregoj unë qejfin këtij e kush e ka bërë këtë.
Luizi: Me këtë “kush e ka bërë këtë”, ça do të thuash o çapaçul?
Maestro: Në kuptimin që me mua nuk tallesh dot.
Luizi: Mati fjalët se për Zotin e di ti si shkon më pas.
Maestro: Po dhe ti e di si shkon.
Luizi: Fli njëherë, dhe pastaj ta tregoj unë ty dhe kush të ka bërë ty, meqë qenka puna kështu. Tingëllon mirë?
View this post on Instagram