Të shtunën zgjidhet kreu i degës së PD-së në Kurbin, ja 4 kandidatët demokratë…

0

4 kandidatë janë përzgjedhur të konkurrojnë për kreun e Degës së PD Kurbin.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve në njoftimin e saj ka bërë të ditur se ditën e shtunë me datë 23.04.2022 në ambientet e zyrës së PD Laç nga ora 8.00 deri ne orën 18.00 do të zhvillohet gara për zgjedhjen e kryetarit të PD dega Kurbin.

Kjo garë do të përfaqësohet nga juristi Gjergj Oroshi, mjeku Isuf Xhaferri, që të dy ish- kryetar të kësaj dege, tjetër kandidat Islam Ismaili me profesion jurist, i propozuar nga PD, në çdo zgjedhje elektorale si përfaqësues i saj në KZAZ. Ndërsa Vladimir Korriku me profesion mësues vjen kandidat ndryshe, ai do të përfaqësojë si kandidat për kryetar, nga dega e PD Kurbin dhe si nga Rithemelimi.

Në një status në Facebook ai është shprehur “në mes të barabartëve, kam vendosur të jem pjesë e kësaj gare, duke vlerësuar mbështetjen e çdo demokrati”.

Kandidatët për kryetar të degës në Kurbin, garojnë me moton e tyre, bashkimin dhe fuqizimin e kësaj dege, eliminimin e gjuhës së urrejtjes. Zona e Kurbinit tradicionalisht është e njohur si bastion i PD-së, ndaj dhe kandidatët kanë si qëllim, të sjellin besimin e humbur gjatë një periudhe kohore realitivisht të gjatë, dhe rikthimin në pushtet të së djathtës.

  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu