Teknologjia nuk ka kufij! Majmuni me çip në tru, i aftë të luaj video-lojë

0

Startupi* i Elon Musk për çipat në tru publikoi disa pamje, ku shfaqet një majmun që luan në një video-lojë pasi i ishte implantuar teknologjia e re.

Startup – një kompani fillestare e themeluar nga një ose më shumë sipërmarrës për të zhvilluar një produkt ose shërbim të ri.

Videoja e Neuralink tregon Pager, një majmun nëntëvjeçar macaque, duke luajtur Mind Pong. Neuralink qe në gjendje të parashikonte lëvizjet e duarve.

“Produkti i parë i Neuralink do të lejojë dikë me paralizë të përdorë një smartphone me mendje më shpejt sesa dikush që përdor gishtin,” shkroi Musk të enjten.

Neuralink punon duke regjistruar dhe dekoduar sinjalet elektrike nga truri dhe duke përdorur më shumë se 2,000 elektroda të implantuara në rajone të korteksit motorik të majmunit, që koordinojnë lëvizjet e duarve dhe krahëve, thuhet në video.

Bashkë-themeluar nga Musk në vitin 2016, Neuralink me bazë në San Francisko synon të implantojë çipa në tru për të ndihmuar në kurimin e kushteve neurologjike si Alzheimer, demenca dhe dëmtimet e palcës kurrizore, megjithëse teknologjia është ende në fazat e saj të hershme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here