Tension ende pa nisur seanca, deputetët e përjashtuar tentojnë të hyjnë në Kuvend, pengohen nga Garda

0

Tension ende pa nisur seanca plenare.

Deputetët e përjashtuar demokratë kanë tentuar tëhyjnë në ambjentet e Kuvendit, për të marrë pjesë së seancë plenare.

Ndërkohë pak minuta më parë ata dorëzuan në Kuvend shkresën për kryeparlamentaren Nikolla, përmes së cilës kërkojnë pezullimin e vendimit për përjashtimin e deputetëve.

Në shkresë, 6 demokratët e perjashtuar e konsiderojnë vendimin antikushtetues dhe një akt të rëndë ndaj parlamentarizmit në Shqipëri.

Shkresa mban firmën e deputetëve të përjashtuar, përkatësisht: Sorina Koti, Elda Hoti, Greta Bardeli, Lindita Metalia, Oerd Bylykbashi dhe Edmond Spaho.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu