Turqia tërheq ambasadorin e saj nga Izraeli. Ky vendim vjen mes tensionesh mes dy vendeve dhe deklaratave të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i cili ka dënuar sulmet izraelite në Gaza.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme turke. Në një postim në platformën ‘X’ përmend “tragjedinë humanitare në Gaza për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite ndaj civilëve dhe refuzimin e Izraelit të thirrjeve për armëpushim” si arsye për lëvizjen e saj.