Tentoi të kryente marrëdhenie me 13 vjeçaren, Gjykata merr vendimin për policin 63 vjeçar

0

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për efektivin e policisë, Kol Kola për veprën penale “ngacmim seksual dhe kryerjen e veprave të turpshme me të mitur”.

Sipas prokurorit, nga hetimet e kryera rezulton se 63-vjeçari është fajtor dhe përveç dëshmisë së vajzës, janë marrë edhe pamjet e kamerave të vëzhgimit ku dallohet efektivi i policisë së bashku me 13 vjeçaren duke u futur në banesë.

Disa ditë më parë Kol Kola u arrestua nga Policia në Lezhë pasi ka tentuar të kryerë marrëdhënie seksuale me të miturën.

Punonjësi i policisë ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë 13-vjeçaren në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu