Tentoi të kryente vjedhje me armë, pronari i dyqanit e pret me pushkë, plagoset hajduti

0

Një burrë i armatosur me pushkë automatike duke se nuk i kishte bërë mirë llogaritë, kur vendosi të futet në një dyqan për të kryer plaçkitje në Riverside County të SHBA-ve.

Aty e priti pronari i lokalit i cili gjithashtu kishte pushkë dhe filloi të shtie në drejtim të tij – e kamerat e sigurisë kanë kapur këtë momenti.

“Kjo nuk është hera e parë e tij”, tha një grua e identifikuar si Marnie e cila punon në këtë dyqan të 80-vjeçari Craig Cope.

“Ai e pa përmes kamerave të sigurisë se po vinte dikush me veturë që kishte armë me vete”, shtoi ajo.

Në momentin që plaçkitësi u fut me pushkë në dorë, ai filloi të shtie në drejtim të tij – duke e detyruar të largohet me shpejtësi.

Mediat amerikane raportojnë se i moshuari e kishte qëlluar në kraharor të dyshuarin, i cili megjithatë arriti të largohet nga vendi i ngjarjes.

Madje i dyshuari dëgjohet duke bërtitur derisa u largua: “më qëlloi në kraharor”.

Në anën tjetër policia ka arritur të kap të dyshuarin pak metra larg vendi ku tentoi të kryej plaçkitje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu