Tentoi t’i ndante, plagoset edhe shoferi i kryebashkiakut të Divjakës, në gjendje të rëndë

0

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e sotme ku mbeti i plagosur me thikë kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Ky i fundit ka marrë plagë në shpatull dhe krah.

Infoweb mëson se përveç Kokoneshit, i plagosur ka mbetur edhe shoferi i këtij të fundit i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Fredi Kokoneshi ka qenë duke debatuar me E.Xh, i cili më pas e ka qëlluar me thikë.

Shoferi i tij ka ndërhyrë për t’i ndarë, por autori e ka qëlluar.

Kokoneshi është dërguar në spitalin e Lushnjës, ndërsa autori është ndaluar nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu