Tenton të kalojë kufirin me dokumente false, egjiptiani kapet mat në portin e Durrësit

0

Një shtetas egjiptian është vënë në pranga nga policia Kufitare në Durrës pasi ka tentuar të kalojë kufirin duke përdorur një mjet të falsifikuar identifikimi.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin H. O., 45 vjeç, banues në Egjipt, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu