Tërmeti i fuqishëm godet Pakistanin. Bilanci paraprak, 20 të vdekur e qindra të plagosur

0

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në Pakistan, pasi vendi u trondit nga një tërmet tragjik.

Autoritetet thonë se numri i të vdekurve mund të rritet dhe se shumë njerëz u vranë nga shembja e banesave.

Shumë nga të vdekurit ishin gra dhe fëmijë, tha agjencia e lajmeve Reuters.

Mësohet se lëkundjet e tërmetit kishin magnitudë 5.9 dhe thellësi prej 9 km.

Zyrtarët lokalë i thanë BBC se të paktën 150 të tjerë mendohet se janë plagosur, dhe disa prej tyre u dërguan me urgjencë në spital në gjendje kritike.

Më shumë se 100 shtëpi balte janë shembur dhe një numër i madh banesash janë dëmtuar duke lënë me qindra persona pa shtëpi, thanë autoritetet për mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu