Tërmeti i fuqishëm në Afganistan shkaktoi krizë ekonomike dhe humanitare, 2000 shtëpi të shkatëruara

0

AFGANISTAN-Tërmeti i fuqishëm në Afganistan që vrau më shumë se 1000 persona, ishte një “goditje e madhe” për vendin pasi tashmë po përballen me një krizë të rënd ekonomike dhe humanitare.

Shumë shtëpi në zonat e tyre janë bërë me baltë, dru dhe materiale të tjera që dëmtohen nga motit dhe tërmeti, teksa tashmë janë shkatëruar plotësisht.

OKB-ja ka shpërndarë furnizime mjekësore dhe ka dërguar ekipe shëndetësore në Afganistan por paralajmëroi se nuk ka aftësi kërkimi dhe shpëtimi dhe se fqinjët rajonalë kanë pak kapacitet për të ndërhyrë.

Ekspertët dhe zyrtarët thonë se nevojat më urgjente të menjëhershme përfshijnë kujdesin mjekësor dhe transportin për të lënduarit, strehim dhe furnizim me ushqim, ujë dhe veshje.

Sipas CNN, janë shkatërruar rreth 2000 shtëpi, disa njerëz e kaluan natën duke fjetur në strehimore të improvizuara në natyrë, ndërsa shpëtimtarët kërkonin të mbijetuarit me elektrik dore.

Mjekët dhe stafi i urgjencës nga i gjithë vendi po mblidhen në vend, me ndihmën e disa agjencive ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë. Qeveria talebane ka vendosur burime emergjence, duke përfshirë disa helikopterë dhe dhjetëra ambulanca, dhe ka ofruar kompensim për familjet e viktimave. Tërmeti ka komplikuar problemet që tashmë ‘mundojnë’ Afganistanin.

Kriza ekonomike është shfaqur prej vitesh, rezultat i konfliktit dhe thatësirës, ​​ajo u ‘zhyt’ në thellësi të reja pas marrjes së pushtetit nga Talibanët.

Miliona afganë janë pa punë, punonjësit e qeverisë nuk janë paguar dhe çmimi i ushqimit është rritur, me raporte të disa familjeve aq të dëshpëruara për të ngrënë saqë kanë përdorur për të shitur fëmijët e tyre.

Tërmeti me magnitudë 5.9 goditi orët e para të së mërkurës pranë qytetit Khost pranë kufirit me Pakistanin. Të paktën 1,500 njerëz janë raportuar të plagosur por zyrtarët paralajmërojnë se numri ka të ngjarë të rritet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu