Dhjetra emigrantë afrikanë kanë mbetur të plagosur pasi u hodhën nga ballkonet dhe u sulmuan nga banorët vendas në Tunizi.
Rreth 40 emigrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, u plagosën pas sulmit ‘çnjerëzor’ dhe ‘të përgjakshëm’ nga disa banorë vendas në Sfax.
Banorët u ngritën në protesta që degraduan në dhunë, pasi u zotuan të ‘hakmerren’ për vdekjen e një 41-vjeçari tunizian në funeralin e tij, pasi ai u godit me thikë për vdekje gjatë një sherri me tre emigrantë të dyshuar nga Kameruni.
Gjatë protestave, qindra tunizianë u mblodhën dhe bllokuan rrugët duke djegur goma ndërsa kërkuan dëbimin e të gjithë emigrantëve të paligjshëm. Dhe video e shpërndarë në mediat sociale tregonte policinë duke ndjekur dhjetëra emigrantë nga shtëpitë e tyre nën brohoritjet e banorëve të qytetit, përpara se t’i ngarkonte në makinat e policisë.