Tha se nuk do i hante kurrë, Snoop Dogg vjen me firmën e vet të “hot dog-ëve”

0

SHBA – 10 vite pasi ai tha se nuk do konsumonte asnjëherë më “hot dog” përsëri, Snoop Dogg mesa duket po planifikon të hapë markë e tij të hot dog-ëve të quajtur “Snoop doggs,”, diçka që ishte shprehur se nuk do e bënte kurrë.

Sipas Billboard, avokatët e legjendës së hip-hop-it, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus, aplikuan muajin e kaluar në Zyrën e Patentave dhe Markave të SHBA-së për një regjistrim federal të markës tregtare me termin “Snoop Doggs”, duke thënë se ai planifikon ta përdorë atë për të shitur hot dog dhe lloje të tjera sallamrash. Regjistrimi i dhjetorit erdhi me pak detaje mbi produktet e planifikuara. Avokatët e Snoop e paraqitën atë si një aplikacion me qëllim për t’u përdorur, që do të thotë se Snoop nuk ka lançuar ende atë, por se ai ka një qëllim serioz për ta bërë këtë dhe dëshiron të mbyllë emrin para kohe.

Një markë hot dog nuk do ishte aspak e çusitshme të vinte Snoop. Në vitin 2015, adhuruesi i marihuanës filloi një kompani kanabisi të quajtur Leafs By Snoop, dhe në vitin 2020, ai erdhi me “Gin and Juice”, një linjë pijesh alkoolike të quajtur Indoggo Gin. Ai gjithashtu ka nxjerrë librin e tij të gatimit dhe është shfaqur vazhdimisht në segmente televizive të gatimit me shoqen e tij të ngushtë Martha Steëart.

Natyrisht, i gjithë projekti “Snoop Doggs” ende mund të dështojë. Në vitin 2011, Snoop paraqiti një aplikim të ngjashëm për markë tregtare për “Snoop Scoops” për t’u përdorur si një emër marke për akullore, por ai e braktisi përpjekjen disa vite më vonë dhe nuk duket se një produkt aktual është lëshuar ndonjëherë ën treg me këtë emër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu