Theu me gurë zyrën e PS, identifikohet autori 17-vjeçar, djali i kryetares së Gruas Demokrate

0

Pas ngjarjes së djeshme, ku një nga zyrat elektorale të Partisë Socialiste në lagjen “30 Vjetori” në Berat u godit me gurë, policia ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes. Identifikimi i tij u krye pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve përreth zyrës elektorale.

Pas identifikimit të autorit të ngjarjes, policia e ka shoqëruar atë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Autori, 17-vjeçari me inicialet Z.M., ka pranuar se ka qenë ai që ka goditur me gurë selinë, ndërsa ndaj tij ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “shkatërrimit të pronës”. 17-vjeçari rezulton të jetë djali i kryetares së Gruas së Partisë Demokratike për zonat rurale, Këze Muska.

Burime të brendshme e të besueshme pranë selisë së Partisë Socialiste Berat e cilësojnë këtë ngjarje si “incident elektoral” dhe të qëllimshme për të shkaktuar përplasje gjatë fushatës elektorale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu