Thirrë/ “Detyrim paraqitje” për të arrestuarit, avokati: Katastrofë ekologjike

0

Dolën sot para Gjykatës së Lezhës 4 personat e arrestuar në lidhje me protesten e zhvilluar të dielen pranë fshatit Thirrë të Mirditës kundër ndërtimit të HEC-it dhe dhe fabrikës së ujit.

Sipas asaj që raporton gazetari, prokurori Francesk Ganaj ka kërkuar burg per të 4 të arrestuarit ndërsa gjykata në fund vendosi “detyrim paraqitje”.

Në një deklaratë për mediat jashtë gjykatës, avokati i të ndaluarve u shpreh se ajo nuk ishte as protestë por një deklaratë për shtyp. Ndërsa akuzoi se marrja e ujit të lumit në fjalë është një katastrofë ekologjike pasi le shumnë banorë pa ujë.

“Sot gjykata vendosi për deklaratën për shtyp, se ajo nuk ishte as protestë, në fshatin Thirrë, tu jepet masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, dy herë në muaj“, tha para mediave avokati mbrojtës i të akuzuarve.

Cila ishte kërkesa juaj?

“Kërkesa jonë ishte që arrestimi ishte totalisht i pavlefshëm dhe i paligjshëm. Është më shumë një lloj presioni ndaj policisë që këta njerëz të mos kërkojnë më të drejtën e tyre. Ishte një deklaratë për shtyp, pavarësisht se banorët të acaruar se uji është jetë, bënë disa thirrje dhe policia e quan protestë”, u shpreh ai.

Keni kërkuar pafajësinë?

“Sigurisht! Është një akt qytetarie të protestosh sot kur po e shohim që nuk ka ngelur asnjë lumë pa u marrë. Të marrësh gjithë atë lumë aty, se sa popullsi mbetet pa ujë. Është një katastrofë ekologjike“, tha ndër të tjera avokati.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu