Thoma Gëllçi apelon vendimin, kërkon që të mos hetohet nga SPAK por nga Prokuroria…

0

Avokati mbrojtës i ish-drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, Dorian Metalia ka apeluar vendimin e gjykatës për vendosjen ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Sipas mbrojtjes masa ndaj tij është në kundërshtim me ligjin, ku pretendohet se Gëllci nuk është i përfshirë në tenderin e RTH AGRO. Por një tjetër pretendim është se vepra penale për të cilën ai akuzohet nuk është kompetente gjykata e posaçme.

Ish drejtori i RTSH-së, thoma Gëllci u arrestua të premten e kaluar, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas SPAK, Gëllçi ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera dhe tjera, kanë qenë dy kompani. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë shpallur fituese kompaninë që kishte ofertën 20 milionë lekë më të lartë. Referuar dosjes, që Fax Neës disponon të dyja kompanitë kanë pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

Dy ditë më parë me urdhër të SPAK u arrestua ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 bashkëpunëtorë të tij. Së bashku me Gëllçin në pranga ranë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu