“Ti zemër je nis për djalë, krejt kot ke dalë vajzë”, komplimentet e Markut për Rudinën janë krejt të pazakonta

0

Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku u kurorëzuan me martesë në ditën e parë të vitit 2021.

Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

Më 1 janar, ajo na ka surprizuar të gjithëve, teksa ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet bashkë me Markun. Ata janë martuar, sigurisht pa ceremoni, vetëm në praninë e personave që kanë bërë celebrimin.

Megjithatë, aktorja e humorit premton se shumë shpejt do bëjnë edhe dasmën, ndërsa tashmë mban mbiemrin e Markut.

Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasem)”-ka shkruar Rudina krah fotove.

Në fillim të 2020, Dembacaj konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar për herë të parë në rrjete sociale një foto përkrah tij.

Që atëherë nuk kanë munguar fotot e çiftit në rrjete sociale, si dhe detaje nga jeta e tyre private që Rudina s’e ka aspak problem t’i ndajë me ndjekësit.

Teksa i përgjigjej pyetjeve në InstaStory, Rudina tregoi gjithashtu komplimentet më të pazakonta që i bënte partneri.

“Sot në mëngjes:

Ti zemër je nis për djalë, krejt kot ke dalë vajzë.

Të kam shok të ngushtë.”- tregoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu