Tiran-Egnatia: Tjetër barazim 1-1 në Superiore Nga OraNews

0

Pas tre ndeshjeve të para të përfunduar 1-1, edhe në sfidën tjetër Tirana-Egnatia ndeshja mbyllet me këto shifra.
Një ndeshje që Tirana kishte mundësi për ta fituar por sistemi Var, fati dhe qëndresa e Egnatias bënë që ndeshja të mbyllet 1-1.

Në “Selman Stërmasi” ndeshja nisi me një minutë heshtje në nder të Ylli Mihalit, fizioterapisit të kombëtares që humbi jeten nga covid-19.

Sfida luhet më mirë nga Tirana që kërkon disa herë golin me Seferin, Xhixhën dhe Ngoo por bardheblutë janë të pafatë ndërko që ekipi i Maganit përpiqet të godasë në kundërsulm e në disa momente edhe mund të shënonte.

Gjithsesi pavarësisht tentativave, pjesa e parë mbyllet pa gola dhe e dyta nis menjëherë me avantazhin e bardhebluve.
Në 52′, Taulant Seferi me një gjuajtje perfekte nga jashtë zone, mposht portierin Puja duke i dhënë avantazhin Tiranës.

Goli në fakt nuk e tremb Egnatian e cila 6 minuta më pas përgjigjet me një tjetër gol të bukur nga Imeri që me një gjuajtje me hark në zonë vendos barazpeshën.

Tirana nuk pajtohet dhe hidhet sërish në sulm e në 63′, Seferi sërish gjen rrjetë por VAR-i i anulon rrjetën për pozicion të parregullt pasi Xhixha ishte në pozicion të parregullt.

Edhe në minutat e mbetura, ndeshja flet për ekipin e Shehit por pavarësisht tentativave, sfida mbyllet 1-1.
Një barazim që kënaq patjetër Egnatian që merr pikën e paré në Superiore ndërsa Tirana ndihet patjetër e zhgënjyer

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu