Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë.
Një 55-vjeçar, punëtor, në një kantier ndërtimi, tek Kodra e Diellit ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.
Njoftimi është bërë nga Policia e Tiranës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.