15-vjetori i pavarësisë së Kosovës është festuar në një mënyrë speciale në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.
Vëllai i Madh ka vendosur të improvizojë një tjetër ceremoni martesore. Çifti i radhës që ka shkuar drejt altarit kanë qenë Nita dhe Bledi.
Luizi ishte në rolin e kryetarit të Bashkisë duke shpallur martesën e improvizuar të çiftit të veshur si nuse dhe dhëndër, ndërkohë që kodi i veshjes për të ftuarit ishte me motive tradicionale.
“Në shtëpinë më të famshme të trevave shqiptare në këtë ditë të shënuar, kur populli i Kosovës feston 15 vjet pavarësinë, Nita Latifi dhe Bledi Mane lidhin martesë me dashuri të pakufijshme”, tha Luizi.
Pas betimit me nota humori në shtëpi nisi festa në ritmin e muzikës së kënduar nga Luizi dhe Valbona të cilëve më pas iu bashkua edhe Maestro.