Media amerikanë “Washington Examiner” ka publikuar një tjetër artikull të fortë ku ka zbardhur të tjerë skenarë të gjobitjes së biznesmënve shqiptar nga ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charls McGonigal.
Në këtë artikull, theksohet se McGonigal ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste në pushtet.
Ndërkohë që janë gjobitur biznesmenët e njohur në sektorin e hidrokarbureve dhe të ndërtimit, të cilët sipas Washington Examiner kanë paguar shuma të madhe parash për të hequr ‘emrat e tyre nga lista e zezë’.
Sipas medias amerikane, njeri prej biznesmenëve të karburanteve paguar 15 milionë euro, ndërkohë që biznesmeni i ndërtimit, i cilësuar si “oktapodi i korrupsionit” ka paguar 5 milionë euro. Në listën e zezë, pretendohen se janë vënë gjoba dhe ndaj biznesmenëve kosovar.
Shkrimi i Washington Examiner (Artikulli i plote)
Të hënën, u zbulua se skandali i FBI-së rreth ish-agjentit të saj të kundërzbulimit, Charles McGonigal, i cili është paditur për akuza të lidhura me korrupsionin, është shumë më i keq sesa e ka pranuar Departamenti i Drejtësisë dhe është publikuar në media.
Ndërsa, McGonigal shërbente ende si zyrtar i lartë i FBI-së, në vitin 2017, ai u bë bashkëpunëtor i kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Partisë së tij Socialiste në pushtet.
Në këtë cilësi, McGonigal besohet se ka zhvaste oligarkët shqiptarë, të cilëve iu premtoi të mbronte nga sanksionet e SHBA-së në këmbim të ryshfeteve të mëdha. Zhvatja e McGonigal nga oligarkët ishte rreth 32 milionë dollarë (që me sa duket ishte ndarë me partnerët e tij). U raportua gjithashtu se McGonigal ‘gjobiti’ Shefqet Kastratin, manjatin kryesor të naftës në Shqipëri, për 12 milionë euro, gati 15 milionë dollarë, në 2017.
Pas shpërthimit të skandalit, përfaqësuesit e “Kastratit”, kontaktuan Washington Examiner, por ata mohuar këtë pretendim. Por, megjithëse skandali i turpshëm i FBI-së u injorua nga shumica e mediave amerikane, ai ndezi klimën politike në Shqipëri.
Atje, veprimet e dukshme mafioze të McGonigal-it në bashkëpunim me qeverinë në Tiranë kanë qenë lajme të faqes së parë.
Vazhdojnë të shtohen akuzat se McGonigal gjobiti biznesmenët e pasur të Ballkanit, duke përdorur funksionin e tij të FBI-së për të çuar përpara mashtrimin e tij. Mediat shqiptare raportuan gjithashtu se McGonigal, në bashkëpunim me Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, “shkundi” biznesmenin Kastratin për 15 milionë euro për ta mbajtur manjatin e naftës të “pastër” për Departamentit e Shtetit në Uashington.
Kjo u mundësua me përfshirjen e Agron Nezës, ish-punonjësit të inteligjencës shqiptare dhe partnerit të McGonigal, i cili shoqëronte njeriun e FBI-së në udhëtimet në Shqipëri. Thuhet se ishte “një vizitor i rregullt në zyrën e Kastratit” dhe ishte ndërmjetësi që “i kalonte thasët me para” McGonigal-it.
Gjithashtu raportohet se aleatët e Ramës, si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i kanë paguar McGonigal-it rreth 8 milionë euro për të shpallur ‘non grata’ nga Uashingtoni një rival politik, Ylli Ndroqi. Një kritik i shpeshtë i qeverisë Rama, Ndroqit iu hoq perandoria e tij mediatike nga socialistët në pushtet në vitin 2020 për akuzat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, ku për të njëjtat akuza pretendohet se është përfshirë gjerësisht qeveria Rama.
I përfshirë është dhe oligarku Pëllumb Salillari, një nga “oktapodët e mëdhenj të korrupsionit” të Shqipërisë. Salillari dyshohet se i ka paguar McGonigal 5 milionë euro për të përmirësuar reputacionin e tij në Uashington, ku u vlerësua se kishte lidhje kriminale. Kjo, pra, ishte një tjetër ryshfet i madh për të blerë mbrojtjen e McGonigal nga qeveria e tij.
McGonigal tentoi operacione të ngjashme ‘gjobash’ në vendet fqinje, dhe kjo është deklaruar gjithashtu nga mediat lokale. Në vendin fqinj, në Kosovë, ka raportime se me ndihmën e Agron Nezës, McGonigal kërcënonte biznesmenët se do të ishin në “listën e zezë” të Uashingtonit nëse nuk paguanin dhe se zyrtari i FBI-së mund t’i shpëtonte.
Siç pretendon raporti: Ata kishin dokumente origjinale nga McGonigal, por ndryshuan emrat në to dhe i përdorën për t’u thënë njerëzve se do të futeshin në listën e zezë nga SHBA. Por nëse paguanin, ky akt mund të ndalohej.
Mashtrimi ishte i guximshëm: “[McGonigal] kishte akses në dosjet origjinale të përdorura në listën e zezë të rusëve nga SHBA, ata i morën dhe ndryshuan emrat me emra shqiptarë…,zyrtari i FBI dhe partnerët e tij, kishin letra që dukeshin të ligjshme.
Në dokumente ishte logoja e FBI-së, që do t’ua prezantonin biznesmenëve nëpër qytet, të cilët u kërcënuan se ‘bënin gjëra që mund të futeshin në listën e zezë’.
Më pas do të organizonin një takim me zyrtarin e FBI, zakonisht në Vjenë, ku biznesmenët e frikësuar do të pagunin shifra nga 1 deri në 5 milionë. Ky pretendim nuk mund të verifikohet, por mund të dëshmoj se mashtrimin që tregon se si shqiptarët e pasur shantazhoheshin nga McGonigal. Por raporti për Kosovën pretendon përfshirjen e zyrës së atasheut ligjor të FBI-së në Tiranë, që nëse është e vërtetë, do të thotë se problemi i korrupsionit i byrosë ka të bëjë më shumë se McGonigal.
Tani kemi raporte të shumta që tregojnë të njëjtën histori. Charles McGonigal, ndërsa shërbente ende me FBI-në, gjobiti biznesmenët e Ballkanit duke i kërkua miliona dollarë, si dhe ende nuk dihet nëse këto akuza janë të vërteta ose të rreme. Meqenëse McGonigal tashmë është paditur për korrupsion, nuk është e vështirë të besohet se ai ka kryer edhe më shumë nga sa akuzohet në gjykatë.
Kongresi duhet të hetojë sa më shpejt pasi korrupsioni i McGonigal mund të ketë infektuar më shumë zyrtarë të FBI-së sesa vetëm ai vetë.