Tmerr në Greqi! Ujku futet në shtëpi dhe ha qenin, kryefamiljari: Kisha vajzën e vogël aty…

0

Një baba dhe vajza e tij janë vënë përballë një skene tmerri, kur kanë vënë re një ujk, i cili ishte afruar në shtëpinë e tyre në Parnitha dhe i kishte ngrënë qenin.

“Kthehem dhe shoh vajzën time mbrapa shtëpisë dhe qenin e kafshuar nga një ujk i zi. Jam në shok nga ajo që ka ndodhur. Në atë moment kam bërtitur me të madhe dhe ngrita duart lart”, tha i zoti i shtëpisë që u sulmua nga ujku, Nikos Nikolapulos.

Vajza e tij, nga frika, la zinxhirin dhe ujku e kapi qenin dhe u zhduk në pyll. Ai u përpoq të trembte ujkun për të shpëtuar qenin, por kjo ishte e pamundur, pasi fatkeqësisht ujku ishte tepër i fuqishëm duke e lënë qenin të ngordhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu