Trafikonte drogë në ambiente me muzikë, ish-efektivi i “Shqiponjave” të Sarandës bënte jetë luksoze

0

Personi që shihni në foto është Lavdosh Metaj, 39-vjeç, ish-efektiv i forcave “Shqiponja” të Sarandës. Mësohet se personi në fjalë është dënuar me 5.4 vjet burg nga Gjykata e Sarandës. Gjyqtarja ka dhënë vendim për dënimin e tij me 8 vjet heqje lire, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar i është ulur 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5.4 vjet.

Me origjinë nga Fieri, ish-polici është arrestuar më 12 qershor 2021 për shpërndarje kokainë në Sarandë. Gjatë kontrollit, 39-vjeçarit iu gjetur me vete 11 doza kokainë, ndërsa në shtëpi iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike. Ish-polici që jetonte mes luksit e shiste drogën edhe në ambiente me muzikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu