Grupi i trafikantëve shqiptarë që transportonin kokainë nga Amerika e Jugut përmes Holandës drejt Italisë e Europës u janë sekuestruar sot dhe 86 kg të tjera drogë. Sasi kokainë dhe hashashi që nëse do hidhej në treg pritej të sillte një fitim mbi 2.5 milionë euro.
Valencia, gara e fundit e Rossit! Piloti ka një peng: Titulli i vitit 2015 ishte…
Punonte tek dogana e portit në Durrës, Italia kap “kokën” e trafikut të drogës
Në kuadër të operacionit “Maffi”, i cili çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë me banim në Holandë e që trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut përmes porteve holandeze drejt Italisë dhe Europës. Pikërisht ky operacion ka çuar në sekuestrimin e një sasie tjetër të madhe droge sot, rreth 86 kg, prej të cilave 42 kg janë kokainë, 44 kg hashash e 300 gramë pluhur përgatitje për dozat e drogës.