TRAGJEDI në Indi/ 12 viktima pas sherrit në tempullin fetar, 14 të lënduar

0

Një tragjedi ka ndodhur në Indi në prag të festimeve të Vitit të Ri. 12 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 14 të tjerë u plagosën pas një konflikti në një tempull fetar. Ngjarja ndodhi teksa pelegrinët po vizitonin faltoren e Mata Vaishno Devi në Kashmir.

Kryeministri Narendra Modi tha se është i pikëlluar për njerëzit që humbën jetën. Dhjetëra mijëra njerëz e vizitojnë faltoren çdo ditë, dhe mendohet se kishte një kulm të vizitorëve për shkak të sezonit të festave. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.

Burimi: BBC

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu