Tragjedi në Tunizi/ Po udhëtonin drejt Italisë, gjenden të mbytur dhjetëra emigrantë afrikanë

0

Një anije me emigrantë afrikanë që po udhëtonte drejt Italisë është fundosur pranë qytetit Sfaks në tunizinë Jugore dy ditë më parë.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara në një deklaratë për mediat tha se deri më tani janë gjetur 41 trupa të pajetë të emigrantëve, mes të cilëve është edhe një fëmijë.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 3 persona, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për të gjetur trupa të tjerë të mbytur. Të gjithë emigrantët që kanë humbur jetën janë nga Afrika Sub-Sahariane.

Gjatë këtij viti në Mesdheun Qëndror kanë humbur jetën 290 njerëz, të gjithë emigrantë afrikanë që kanë tentuar të udhëtojnë drejt Europës për një jetë më të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu