Tragjedia në Bullgari, linjës së autobusëve “Besa Trans” i hiqet licenca

0

Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi ka bërë me dije se nesër do t’i hiqet licenca për veprimtari turistike agjencisë turistike “Besa Trans”, autobusi i së cilës shkaktoi aksident trafiku ku humbën jetën 46 persona. Tetovasot shkruan se sipas Bekteshit, Ministria e Ekonomisë ka marrë raportin nga Inspektorati i Punës lidhur me licencën për veprimtari turistike të agjencisë turistike “Besa Trans”.

Ministri shtoi se me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati i Tregut do të bëjë kontroll shtesë për kushtet dhe mënyrën e funksionimit të “Besa Trans”.

Në 23 nëntor, një autobus i linjës Shkup-Stamboll-Shkup u përplas me trafikndarësen në autostradën e Strumës në Bullgari dhe më pas mori flakë duke u shkrumbuar për 2-3 minuta. Nga kjo tragjedi humbën jetën 45 persona, mes tyre 12 fëmijë dhe mbijetuan 7 të tjerë. Prokuroria bullgare shtoi se shkak i kësaj tragjedia ka qenë gabimi njerëzor i shoferit, ndërsa ka patur aludime për kushtet e degraduara të sinjalistikës rrugore dhe kontrollit teknik të autobusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu