Tragjedia në Gramsh, flet shefi i Urgjencës: Në mendje më ka ngelur një çift që…

0

30-vjeçari Ledian Lami humbi jetën dhe 9 pasagjerë të tjerë u plagosën si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në Gramsh, ku një minibus përfundoi në greminë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur edhe Shefi i Urgjencës në Spitalin e Gramshit, Emanuel Rrengo, që ka zbuluar detaje prekëse nga aksidenti.

Rrengo tregon se menjëherë sapo mësuan lajmin mjekët u angazhuan dhe shkuan në vendngjarje ku puna qe e vështirë për shkak të terrenit. Shefi i Urgjencës thotë se fillimisht bluzat e bardha janë drejtuar te personi që mbeti i vdekur, 30-vjeçari Ledian Lami.

Ndër të tjera ai tregon se në mendje i ka mbetur një çift, burrë e grua, të cilët ishin të lidhur pranë njëri-tjetrit në gjendje të rëndë shëndetësore. Gruaja sipas tij ishte në gjendje më të rëndë dhe është transportuar me helikopter për në Tiranë.

“Ishte goxha e vështirë. Kjo ka qenë urgjenca ime e parë më e madhe. Falënderoj stafin për gatishmërinë. Menjëherë sapo kemi marrë lajmin, kemi bërë njoftimet, të gjithë stafit të urgjencës, edhe kanë qenë në gatishmëri të gjithë mjekët. Dua të falënderoj personelin, që me mjete rrethanore u përgjigj të jepte ndihmën e parë. Personeli ka hasur viktimën e parë dhe pas tij, rastet e tjera, 3 apo 4 kanë qenë rëndë, i kanë ngjitur në krahë, sepse ishte zonë e thepisur. Ndihma e parë është dhënë në vend. Rasti i parë që erdhi, erdhi nga një makinë personale. Nga autoambulancat tona është dhënë ndihma në vend. Në ndihmë na kanë ardhur edhe urgjenca nga Cërriku dhe Elbasani. Dy persona u gjetën rëndë, burë dhe grua, u gjetën në të njëjtën vend. Të dy ishin në gjendje të rëndë. Në spital ishte i gjithë stafi, edhe stafi i kirurgjisë. Në spital u dha ndihma mjekësore për rastet, me aq sa kemi mundësi”, tha Rrengo për “Balkanweb”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu