Tragjike në Greqi/ Ktheheshin nga shkolla, dy fëmijë ndërrojnë jetë pasi u shembet muri pas tërmetit

0

Dy fëmijë kanë humbur jetën në ishullin grek të Samos, 19 kilometra nga epiqendra e tërmetit shkatërrues. Mediat greke bëjnë me dije se fëmijët, një vajzë dhe një djalë të moshës 16 dhe 17-vjeç, po ktheheshin nga shkolla kur i ka zënë poshtë një mur që është shembur nga lëkundjet e forta.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Samos është shprehur se:

“Shumë ndërtesa janë shembur dhe të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur.”
Gjithashtu, në Izmir të Turqisë raportohet se është shënuar numri më i lartë i viktimave dhe deri tani 6 persona kanë humbur jetën dhe 202 kanë mbetur të plagosur. Kërkimet për shpëtimin e të bllokuarve nën rrënoja janë duke vijuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu