Ballina AKTUALITET Transferuan 600 mijë euro nga Filipinet në Shqipëri, dënohen me 20 vite...

Transferuan 600 mijë euro nga Filipinet në Shqipëri, dënohen me 20 vite burg 2 norvegjezët

0

Dy shtetas norvegjezë Joo Nilsen dhe Ove Johansen, janë cilësuar fajtor nga drejtësia shqiptare dhe janë dënuar me nga 10 vite burgim secili, për akuzën e pastrimit të parave.

Sipas gjykatës, nëpërmjet një kompanie fiktive që hapën ne vendin tonë, dy të pandehurit pastruan më shumë se gjysmë milioni euro, që dyshohen se janë krijuar nga skema mashtrimi.

Në vendimin e gjykatës të zbardhur nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” thuhet se shoqëria “Norwegian Golf Devlopment AS”, e cila u themelua në nëntor të 2015 në Norvegji me kapital themeltar 3270 euro, i shiti 90 për qind të aksioneve të pandehurve Ove Johansen përkundrejt një vlere prej 2700 eurosh. Hetimet zbuluan se dy muaj më vonë, Johanson i shiti bashkëpunëtorit të tij, Joo Nilsen 40 për qind të aksioneve të kompanisë përkundrejt vlerës 600 mijë euro.

“Rezulton që gjatë kësaj kohe në shoqëri nuk është investuar asnjë aset që të ndikonte në rritjen e vlerës së aksioneve me rreth 500 herë”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Në 2016, Joo Nilsen themeloi në Shqipëri kompaninë “Asia Capital Group” sh.p.k, me objekt, dizenjimin, projektimin, zbatimin e projekteve të ndryshme inxhinierike.

Nëpërmjet llogarive bankare të kompanive, dy norvegjezët transferuan nga Filipinet drejt Shqipërisë, shumën prej 600 mijë eurosh.
“Paratë janë transferuar në Shqipërisë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të tyre dhe më pas investimin e tyre në veprimtari të ligjshme ekonomike dhe financiare”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Si argument shtesë, për fajësinë e të pandehurve, gjykata thekson faktin se dy të pandehurit kanë rekorde të mëparshme kriminale.
“Nga kërkimi i të dhënave në regjistrin elektronik të veprave penale në policinë norvegjeze, për shtetasin Ove Johansen, rezultojnë 22 gjetje për çështje të filluara ndaj këtij personi për vepra penale të ndryshme të krimit ekonomik, si mënjanim taksash, evazion fiskal, mungesë vetë-deklarimi, mashtrim i rëndë, kontabilitet i pasaktë, për vepra penale në fushën e falimentimit etj. Nga dëshmia e penalitetit ky shtetas rezulton i dënuar disa herë për vepra penale të krimit ekonomik”, theksohet në vendim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu